Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha i ‘zbuloi’ pazarin, reagon Rama: Merre me qetësi, nuk të bëj dot kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, se ai i ka ofruar ndërmjetës që Basha të bëhet kryeministër e Rama president, vetëm që të pranojë që të hiqen koalicionet parazgjedhore.

Rama duke përsëritur si i “çuditur” deklaratën e Bashës, shkruan se “unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë.”

Më tej Rama shkruan se sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!

Reagon Rama: Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një konference për gazetarët ka treguar edhe pazarin që i ka ofruar Rama që të hiqen koalicionet.

Gjatë fjalës së tij kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të behet President i vendit.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.

Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit”. tha Basha.

Por kur ka ndodhur ky ndërmjetësim? “Bëhet fjalë për tani, për periudhën mars-prill-maj. Po të kishte pasur përgjigje tjetër nga unë sot nuk do të shikonit një njeri të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Sa i përket cështjes së pazarit, se pazar kërkoi, por nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë”.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *