Kreu i PD-së Lulzim Basha ka caktuar pedagogun e departamentit të gazetarisë dhe komunikimit, Mark Marku drejtues politik të qarkut të Lezhës.
Ky do të jetë një rikthim për Markun në politikën aktive, pasi nuk ishte pjesë e Kuvendit prej gati 10 vitesh. Ai ka mbajtur disa qendrime edhe kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, me të cilin tashmë duket se kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, dhe do të punojnë së bashku për zgjedhjet e 25 Prillit.
Marku ishte pjesë e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ku pati dhe debate për lënien jashtë të disa figurave, përfshirë Halim Kosovën, Romeo Gurakuqin, Tritan Shehu apo edhe Ervin Salianjin, i cili ka qenë një prej opozitarëve më aktivë, dhe që iu besua shumë nga Basha.
Derimë tani Basha ka përzgjedhur drejtues politik në qarqet:
Durrës- do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka
Elbasan- Gazment Bardhi
Vlorë- Bujar Leskaj, i cili rikthehet në politikë pas angazhimit të tij në KLSh
Fier- Enkelejd Alibeaj
Shkodër- Helidon Bushati
(E.K/Faxweb.al)