Një vajzë 15-vjecare nga Vlora, e cila nuk kishte kontaktuar me familjen prej tre ditësh është gjetur në Fushë Krujë. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se disa persona që e kanë parë, kanë lajmëruar babain, i cili e ka gjetur dhe po e kthen në banesë.
Dyshimet e para janë se vajza u largua me një djalë, për të cilin foli publikisht edhe babai i isë miturës Miklovan Lico. Ai denoncoi rastin dhe kërkoi ndihmë përmes medias duke thënë se hera e fundit që u pa vajza ishte në një hotel në Lushnje.
Lico foli edhe për telefonatën e dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk dinte detaje të tjera për zhdùkjen e saj. Mendohet se ka qenë pikërish ky djalë me të cilin vajza është larguar.
Çfarë tha babai para mediave? “Rreth orës 11 e gjysmë të darkës unë kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë çupën dhe i kishte thënë ik me vrap në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë.
Për momentin nuk di asgjë. Unë jam i çorientuar. Ka ikur para tre ditësh. Pòlicia ka shpërndarë fotot por nuk kam asnjë të re. Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet. Argita Liço, 14 vjeç. Kush ka informacion të kontaktojë në numrin 2020843. Nuk kemi pasur asnjë problem në familje.
Është hera e parë që më ndodh. Mbesa ime që ndodhet në Greqi, ajo m’i ka dhënë informacionet. Kur ka ikur nga Vlora vajza ka marrë në telefon një djalë nga Borshi që quhet Silvi. Vajza ka dalë nga ora 12 e gjysmë nga hoteli dhe nuk di më asgjë për të”.(A.M/Faxweb.al)