Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të djele në vendin e quajtur Ura e Hoxharës në Fier.
Automjeti tip BMW me targa AA 626 VN ka marrë flakë në ecje e sipër. Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
Automjeti është në pronësi të shtetasit Aristir Malo, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se automjeti është djegur plotësisht.