Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Cakran, ku si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti ka humbur jetën një person, i identifikuar si Gramoz Aliaj 56-vjeç.
Mësohet se Aliaj po udhëtonte me automjetin e tij në aksin e vjetër që lidh Cakranin me qytetin e Fierit dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë në kthesë, ka dalë nga rruga duke përfunduar mes ullishteve.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.