AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Arrestohet pronari i një lokali në Tiranë, 6 persona u kapën duke luajtur poker me lekë në biznesin e tij

Pronari i një lokali në kryeqytet është vënë në pranga  pasi në kundërshtim me ligjin kishte hapur biznesin e tij për lojëra fati, ndërsa 6 të tjerë, personat që u konstatuan në flagrancë se po luanin janë vënë në hetim.

Mësohet se pronari i arrestuar është E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë I cili kishte në pronësi një lokal në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat.

Nga kontrollet u konstatua se 6 personat ndaj të cilëve ka nisur hetimi janë kapur duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërkohë policia në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe sasia e lekëve që ishin vënë në lojë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *