Policia njofton se ka arrestuar në Shkodër një 45-vjeçar I cili ishte shpallur në kërkim për llogari të një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Arrestimi i shtetasit A. L., 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër u bë pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Shkodër u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 466, datë 08.05.2018, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)