Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe Gjitha

“Arrest me burg” për Agim Kajmakun, urdhërohet kontrolli i banesës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sogurisë “Arrest me byrg” ndaj ish-kreut te Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Ai eshte vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për 3 akuza dhe tashmë ndaj tij ka edhe një masë sigurie “Arrest në burg” në mungesë.

Akuza që rëndon mbi Kajmakun është ajo e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të formularëve, dhe ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Po ashtu ditën e sotme është urdhëruar kontrolli në banesën e Kajmakut.

’Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka shpallur ne kerkim me mase sigurimi me arrest ne burg, ne lidhje me hetimin qe zhvillohet ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, Shperdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, fallsifikimi i formulareve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhenies fund te detyres, neni 249 i Kodit Penal”, njoftoi dje Prokuroria e Tiranës.

Vora u kthye dhe në një arenë përplasjesh brenda vetë klaneve në PS, ku ministrja Belinda Balluku kërkoi që të vendoste në krye të Bashkisë Laureta Omerin, një nga nënkryetaret e saj të besuara, të cilën Kajmaku e shkarkoi ditën e fundit të qendrimit të tij në detyrë.

Përpara se KQZ ta shkarkonte, Kajmaku ka shkuar në zyrën e tij, dhe ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë: Muca dhe Laureta Omeri.

Në vend të tyre, ka emëruar vetëm një nënkryetar bashkie, shefin e tij të kabinetit, Gent Picari.

Në këto kushte, Këshilli bashkiak është i detyruar ta caktojë Picarin, të besuarin e Kajmakut, në krye të bashkisë.

Nga ana tjetër zgjedhjet në Bashkinë e Vorës mbahen peng nga ana e presidentit Meta, i cili njësoj si në rastin e Shkodrës nuk ka dekretuar një datë të re për mbajtjen e tyre, pasi nuk i njeh votimet e 30 Qershorit, nga ku doli kryetar dhe Kajmaku.

Kajmaku bëri “puç” në bashkinë e Vorës, zbulohet veprimi i papritur pak orë para shkarkimit

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *