Ardjan Çapja ka pësuar arrest kardiak vetëm 1 ditë as arrestimit nga policia dhe për pasojë është dërguar për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.
Sipas informacioneve jo zyrtare Çapja është dërguar në një spital në kryeqytet.
Ardjan Çapja u arrestua në banesën e tij ditën e djeshme gjatë një operacioni të forcave RENEA dhe kanë shpallur në kërkim të vëllanë e tij, Florencin.
Vëllezërit Çapja janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e ndodhur në 2012-tën, ku së bashku me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).
Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çapja alias Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Dyshohet se vrasja e bab e bir, është kryer për shkak të hasmërisë mes dy fiseve, që kanë dominuar prej vitesh qytetin e Elbasanit.
Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005, dhe teksa ndodhej nën masën e arrestit të shtëpisë, ai u vra së bashku me të atin e tij.
Për këtë krim të dyfishtë janë arrestuar në herët dhe shtetasit Jorgo Leku, i cili përdorte dhe disa identitete të tjera, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.
Ndërkohë që ndaj vetë Ardian Çapjat, i cili u vu sot në prangat e policisë, vitin e kaluar u organizua një atentat për eleminimin e tij me snajper. Nga ngjarja Ardian Çapja mbeti i plagosur, ndërkohë që ngjarja nuk u arrit që të zbardhej asnjëherë nga ana e Policisë, duke e lënë përplasjen mes bandave në kushtet e vetëgjyqësisë. (Lexo edhe ketu lajmin)
Ardian Çapja ka qenë dhe subjekt i ligjit të OFL-së, ndërkohë që pavarësisht se përflitet si një mbështetës i të djathtës, vitin e kaluar atij i është zbuluar një foto me kryeministrin e vendit, në një prej lokaleve që ka në pronësi të tij.