Një zjarr ka rënë në një apartament në Durrës pranë stacionit të trenit. Bëhet me dije se nuk raportohet për të lënduar ndërkohë që zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Policia bën me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi
Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.