Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Analiza e zgjedhjeve, Lulzim Basha thërret në takim sekretarët dhe kryetarët e degëve

Lulzim Basha ka thërritur në një takim ditën e sotme sekretarët dhe kryetarët e degëve, pas pakënaqësive që kanë lindur në kampin blu me humbjen e zgjedhjeve në 25 prill.

Mësohet se fokusi i takimit të kreut të Partisë Demokratike me sekretarët dhe kryetarët e degëve do të jetë një analizë mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rikujtojmë që PS mori 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, PD mori 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3.

Kjo humbje nxorri në dritë të pakënaqurit me lidershipin e Lulzim Bashës nga radhët e Partisë Demokratike.

I pari që doli hapur kundër Bashës ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili shpalli dhe kandidaturën për të marrë drejtimin e PD-së.

Më pas një goditje e rëndë ishte dhe dalja hapur e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani që kërkoi dorëheqjen e Bashës, duke e bere fajtor per humbjen e zgjedhjeve.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.