Në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak, është përplasur një mjet tip “Trailer” me ambulancën e Spitalit Rajonal Berat.
Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit të cilët ndodheshin në ambulancë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën.
Ambulanca ishte duke hyrë në qytet kur trajleri me targa serbe po tentonte të hynte në një pulari, për të cilën kishte sjellë mall.