9 mësues në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, bëjnë me dije burimet për Faxweb.al. Ndërkohë që mësimi në këtë shkollë vijon që të jetë me orar të reduktuar për të gjithë nxënësit, për shkak të mungesave në staf.
Burimet bëjnë me dije se të gjithë mësuesit janë të karantinuar në banesat e tyre, ndërsa gjendja e të gjithëve është e mirë.
Që prej nisjes së mësimit në të gjitha shkollat e vendit ditën e hënë, duket se është e pashmangshme dhe infektimi i stafeve pedagogjike apo vetë nxënëse me Covid. Përveç shkollës Jeronim de Rada në Tiranë, raste pozitive në radhët e mësuesve janë regjistruar dhe në Berat, Ersekë, apo në Pogradec.
Vetëm në Ersekë dyshohet se janë prekur me Covid 12 mësues, të cilët janë vendosur në karantinë, dhe presin përgjigjen e tamponit, ndërkohë që është pezulluar mësimi në të gjithë shkollën. I vetmi rast i konfirmuar në Ersekë është ai i sanitares së të njëjtës shkollë, për të cilën përgjigja e tamponit ka qenë pozitive.
(E.K/Faxweb.al)