Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 72-vjeçarin Selim Çekaj, babain e Arbër Çekaj.
Mbi 72-vjeçarin rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, edhe gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.
Avokati i Selim Çekës në përfundim të seancës e quajti skandaloz vendimin pasi n uk asnjë mundësi që 72-vjeçari të jetë lidhur me trafikantët e Ekuadorit, pasi ai nuk di as anglisht, as spanjisht dhe nuk di të përdorë as kompjuterin.
“Midis Selim Çekaj dhe kompanisë nga Ekuadori ka një pikë në kontratë që në mënyrë eksplicite në nenin 7 që përgjegjësinë për kontienerin nga Ekuadori deri në futjen në magazinë e mban përgjegjësinë shitësi. Në një nen tjetër thuhet se blerësi ka të drejtë të kontaktojë me kontenierin vetëm kur futet në magazinë për ta hapur dhe për të parë sasinë dhe cilësinë e mallit. Nuk mba asnjë përgjegjësi blerësi sipas kontratës.
Nuk ka asnjë provë që ky njeriu të jetë marrë me atë porosi, të ketë një telefonatë të ketë porositur kontenierin.
Plak njeri i nderuar gjithë jetën, 72-vjeç, mësues ka qenë. Nuk di as anglisht nuk di as spanjisht, nuk di as kompjuterin. Si u lidh ai me trafikantët e Amerikës Latine? Çfarë pagese bëri? Me cilët njerëz kontaktoi, me kë komunikoi? Ndërkohë që ai kontenier ka dy muaj që vërtitet nga Ekuadori në Marok, në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Prokuroria thotë që e ka bërë Selim Çeka. Selim Çeka e ka bërë këtë gjë”, tha Haxhiaj.