Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidentuan për vdekje dy persona në trotuar tek Porcelani, gjykata jep masën e sigurisë për dy shoferët

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’ për Etojn Lazrin, ndërsa për Edmond Muratin ”arrest me burg” me afat 30 ditor, pas aksidentit tragjik që u mori jetën 2 personave në Tiranë, 3 ditë më parë.

Etjon Lazrit do ti komunikohet masa e sigurisë në spital, pasi ndodhet për tu mjekuar pas dëmtimeve që pësoi nga aksidenti.

Kujtojmë se Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Mësohet se prokurori Ervin Karanxha ka kërkuar arrest me burg për shoferin Etjon Lazri, ndërsa për shoferin tjetër, Edmond Murati do kërkojë arrest me burg me afat 30 ditë, derisa të vijë akti i ekspertimit autoteknik. Prokuroria thotë se nga kqyrja e pamjeve filmike, por edhe nga ekspertiza rezulton që Lazri ishte me mbishpejtësi të lartë.

PAMJE EKSKLUSIVE/ Parakalimi i gabuar dhe shpejtësia, si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë ku vdiqën dy këmbësorët

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *