Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pranë fshatit Përparim në Peqin. Drejtuesi i automjetit tip “BMW” ka përplasur një 64-vjeçare të identifikuar me inicialet Xh.B., e cila ka ndërruar jetë.
Shoferi 43-vjeçar është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit tragjik.
Informacion paraprak:
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banuese në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A.M/Faxweb.al)