Një aksident tragjik ka ndodhur në Fushë-Kuqe pasi janë përplasur dy automjete. Si pasojë e aksidentit ka mebtur i plagosur Endri Toma dhe tre persona në mjetin tjetër, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend fëmija dy vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa personat e lënduar janë nisur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikur për jetën.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.