Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Durrësit, ku sipas burimeve jozyrtare dyshohet për dy persona të plagosur.
Në aksident janë përfshirë një Taxi dhe një biçikletë, ku në bazë të informacioneve paraprake prej dy të lënduarve njëri ndodhet në gjendje më të rëndë.
Ambulanca ka shkuar me urgjencë në vendngjarje, së bashku me efektivët policorë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, ekipi i urgjencës po bën transportimin një prej të lënduarve me barrel drejt ambulancës për t’I siguruar kujdesin e nevojshëm mjekësor.