Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksident në autostradë, 21 vjeçarja përplas për vdekje një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Autostradën Tirane-Durrës ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë.

Një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *