Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit. Bëhet e ditur se një mjet ka përplasur për vdekje shtetasin me iniciale G.H, 52 vjeç.
Mjeti tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin me iniciale F.H, 47 vjeç ka aksidentuar 52-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për hetime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë.
Informacion paraprak
Më datë 14.09.2019, në orët e para të mëngjesit, në Sukth, Durrës, në aksin rrugor Tiranë – Durrës mjeti tip Toyata, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin këmbësorë G.H., 52 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.