Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 16:47.
Lajmi është bërë i ditur para pak minutash ndërsa mësohet së një makinë tip “Ford Focus” ka pëplasur për vdekje 32-vjeçarin me inicialet E.H., që udhëtonte me biçikletë
Viktima banonte në Durrës ndërsa drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)