Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në kryeqytet, përballë ambasadës italiane, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.Si pasojë e përplasjes së një automjet tip Skoda me BMW-në, kanë mbetur të plagosur dy persona.
Shoferi i mjetit tip “Skoda” gjendet ende brenda në makinë gjendje të rëndë në pritje të ndihmës së parë mjekësore.
Ndërkohë personi i cili udhëtonte me mjetin tip BMW është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Vijon…