Një vajzë e mitur 10-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në kryeqytet. Ajo ndodhej në rrugën “Njazi Meka” kur u përplas nga një automjet dhe për pasojë vdiq në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 ndërsa drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Alban Guri është shoqëruar për në polici, ku në dëshminë e tij fillestare ka treguar për se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën. Për pasojë, nuk ka mundur ta kontrollojë mjetin për të shmangur ngjarjen tragjike.
Njoftimi i policisë: Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(A.M/Faxweb.al)