Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku ka mbetur e plagosur një grua këmbësore.
Njoftimi i policise:
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.