Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Mësohet se janë 3 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Dyshimet e para janë se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.” njofton Policia.