Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Ksamilit, konkretisht nw aksin Sarandw-Butrint pranw fshatit Berdenesh, ku i aksidentuari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. I plagosur ka mbetur një shtetas maqedonas, i cili udhëtonte nga Saranda drejt Ksamilit. Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një zonë shkëmbore në anë të rrugës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë: Sarandë/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë fshatit Berdenesh, automjeti tip Skoda ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës.
Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas, i cili është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.