AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksident i rëndë. Mjeti përplas 60-vjeçarin, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Boboshticë, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Personi rreth 60 vjeç, ende i pa identifikuar është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 14.06.2019, në rrugën Korçë-Boboshticë, një mjet tip “Benz” ka përplasur një shtetas rreth 60 vjeç, këmbësor në rrugë (ende i paidentifikuar) dhe ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *