14:00 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

49 kilogramë kokainë e zbuluar në Durrës, arrestohet babai i Arbër Çekajt. Bab e bir përdorën biznesin e bananeve për trafik droge

08:54 | 01/04/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”E kam ngritur biznesin pa drogë”, shpërthen Arbër Çekaj: Ndaleni këtë çmenduri, nuk ka asnjë përgjim kundër meje!

Personi i arrestuar në Durrës, si posedues i një sasie prej 49 kilogramësh kokaine që vinte nga Ekuadori është Selim Çekaj, babai i biznesmenit Arbër Çekaj, i cili është dënuar me 14 vite burg po për trafik kokaine.

Selim Çekaj është administrator i firmës Ecoalmax, e cila ndodhet në zonën e Maminasit, që lidh Tiranën me Durrësin. Duket se bab e bir, Selim dhe Arbër Çekaj kanë përdorur të njëjtën skemë për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine, duke përdorur biznesin e bananeve për t’u kamufluar.

Vetë Arbër Çekaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka apeluar vendimin e dhënë nga GJKKO me 14 vite burg, por duket se arrestimi i të atit të tij, po për kokainë, nuk i shërben aspak justifikimit të tij se është i pafajshëm.

Procesi ndaj Arbër Çekajt ka marrë një vëmendje mjaft të madhe në vendin tonë, ku seancat në ngarkim të tij janë ndjekur dhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë, ndërsa Donald Lu e konsideroi biznesmenin e bananeve një ”peshk të madh”.

Policia njofton se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë në portin e Durrësit, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator Çekaj, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “MERSIN”. Operacioni i zhvilluar në Portin e Durrësit, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Port Durrës. Sekuestrohen rreth 49 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arbër cekajkokaine mes bananeveKokaine ne Durresselim cekajtrafik kokaine
Pas

E fshehur mes bananeve nga Ekuadori, sekuestrohen 49 kilogramë kokainë në Durrës, arrestohet biznesmeni

Para

‘Merrni punëtorë nga Bangladeshi, India e Afganistani’, Basha: Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm

Para
Basha përkujton 22 Marsin 1992: Të bashkohemi sërish dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e mban peng

‘Merrni punëtorë nga Bangladeshi, India e Afganistani’, Basha: Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Adriatik Lapaj humb mandatin e deputetit, KAS shpall fituese Ana Lajkun

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen ‘Benzi’ dhe motoçikleta

Me pretendimin se do i paguante detyrimet tatimore, 33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente dhe evakuohet pasi filloi t’i dilte tym nga rrotat

Japoni, një grua vdes teksa përpiqej të largohej nga zona e goditur nga cunami

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

Spiropali në Gjenevë: Multilateralizmi dhe bashkëpunimi parlamentar, kyç për paqen dhe drejtësinë globale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.