Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie” për 2 shoferët që kanë aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së dielës, biznesmenin 61-vjeçar Gjon Kola, në autostradën Lezhë-Milot pranë fshatit Ishull-Lezhë.
Gjykata ka caktruar “arrest me burg” per 22-vjeçarin A.Xh dhe “arrest në shtëpi” për 19-vjeçarin N.D. Teksa lëviznin me automjetet e tyre dy të rinjë kanë përplasur 61-vjeçarin i cili po tentonte të kalonte rrugën, ndersa pritet akti i ekspertimit për zbardhjen e plotë të rrethaneve të aksidentit.