Një 29 vjeçar ka goditur me mjet prerës nënën e tij në kokë, e cila ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në Këlcyrë dhe dyshohet se djali i 63 vjeçares vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Këlcyrë/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)