Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EMRI/ Lëvizte me pistoletë ‘TT’ mbushur me fishekë, vihet në pranga 21-vjeçar

Policia e Shijakut ka vënë në pranga shtetasin Geri Metaj, pasi lëvizte me armë zjarri. 21-vjeçari iu sekuestrua një pistoletë TT model 54 dhe 14 fishekë.

Mbi 21 vjeçarin rëndon akzua e “armëmbajtjes pa leje”. Metaj u arrestua në fshatin Sallome të Shijaku, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.
Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, thuhet ne njoftimin e policise

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *