Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

137 kg kokainë në Durrës, shkarkohet drejtori i policisë, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë Durrës Alfred Çepe. Referuar burimeve nga Policia, raportohet se drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet sot.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Portin e Durrësit, u kapen 137 kilogramë kokainë, për të cilën u vunë në pranga Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka, ndërkohë që biznesmeni Gentian Malindi është shpallur në kërkim i cili dyshohet se ishte pritësi i kokainës që vinte nga Ekuadori, dhe kishte si tranzit portin e Pireut në Greqi.

Megjithatë ende nuk bëhet e ditur nëse shkakrimi i Çepes ka lidhje me kokainën e sekuestruar në në Portin e Durrësit.

Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Në ditët në vijim priten lëvizje të tjera në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.

Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ndryshuan drejtori i policisë rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *