Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 m larg Komisariatit të Lezhës. Grabitësi, i cili ka qenë me motor në koke mbante një skafandër, ka hyre në argjendari dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë.
Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë mjaft të populluar me njerëz, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar. Pavarësisht se pronari e ndoqi dhe u përplas fizikisht me të jashtë dyqanit, i riu mundi të merrte motorin dhe të largohej nga vendngjarja.
Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bere te ditur rastin pasi behej fjale per nje ngjarje te pazakonte ne qytetin e Lezhes dhe ne nje periudhe me fluks levizjesh. Deri me tani nuk eshte arritur te identifikohet autori qe kane qene i maskuar, ndersa policia ka marre disa kamera vezhgimi dhe po i analizon ato per te arritur ne identifikimin dhe kapjen e autorit.Ndonese kane kaluar 24 ore policia nuk e ka raportuar ende kete ngjarje.
Njoftimi:
Lezhë / Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.
Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.