Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat ku një makinë e drejtuar nga 25-vjeçari me inicialet R.Sh., është përplasur me një mur në anë të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë bashkë me të riun udhëtonin edhe 2 persona të tjerë si pasagjer të cilët kanë marrë lëndime por janë dërguar në spital dhe fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)