Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Lajm i ëmbël: Këngëtarja shqiptare po bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja shqiptare Yllka Kuqi ka zgjedhur pikërisht ditën e sotme për t’i treguar ndjekësve të saj lajmin më të bukur.

Yllka po bëhet nënë për herë të parë dhe s’ka mundur dot ta mbajë më gjatë vetëm për vete gëzimin.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja mori të gjithë vëmendjen me një pozë me barkun e rrumbullakosur, mbi të cilin partneri kishte mbështetur kokën e tij.

“Dashni”- shkruante yllka krahas fotos që mori qindra komente urimi.

Megjithatë, këngëtarja nuk e ka zbuluar ende në cilin muaj të pritjes së ëmbël është tani dhe ç’gjini ka bebushi që do të sjellë së shpejti në jetë.

Lajmet për shtatzëninë e këngëtares u përhapën që në muajin tetor të vitit që lamë pas, megjithatë Yllka vendosi ta konfirmonte vetëm sot pritjen e ëmbël.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *