Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti ka humbur motrën e saj, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Ilda Macolli ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbjen e madhe për familjarët e saj, dhe për të gjithë miqtë që e kanë njohur.
Lajmin e ndarjes nga jeta të saj e ka dhënë dhe bashkëshorti i deputetes së PS-së, Kostika Gjylameti, i cili shpreh dhembjen për këtë humbje në familjen e tyre, duke shtuar se ”zoti paska pasur plane të tjera për kunatën e tij”.
‘’U prehsh ne paqe Ilva Macolli! Thonë që ka zot që mendon për njerëzit e mirë. Me sa duket për ty paska pas plane të tjera. Askujt si bëre keq në këtë jetë dashtë zoti ta shpërblen në tjetrën”, shkruan bashkëshorti i deputetes.
Komentet e miqve të tyre kanë qenë të shumta, ndërsa lutjet shkojnë dhe për deputeten Gjylameti që të bëhet e fortë për të përballuar këtë dhembje.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post