Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Lajm aspak i mirë për futbolldashësit, lojtari i njohur gjerman vendos të varë këpucët në gozhdë

Toni Kroos vendos të tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Futbollisti i mirënjohur duket se ka marrë vendimin e vështirë për të hequr dorë nga kombëtarja e vendit të tij, menjëherë pas kampionatit evropian.

Toni Kroos konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë në rruzull dhe për hir të së vërtetës 31-vjeçari nga Greifsëaldi ka fituar gjithçka mund të fitohet përgjatë karrierës së tij tepër të lavdishme, me përjashtim të Kupës së Spanjës.

“Copa del Rey” është trofeu i vetëm që i mungon Tonit në karrierën e tij brilante me Bayernin e Mynihut dhe Realin e Madridit, ndërsa me “nationalelf” Kroos u kurorëzua me Kupën e Botës në vitin 2014.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”, që zbulon qëllimin e mesfushorit aktual të “Los Blancos”. Nga sa kuptohet, faza finale e kampionatit të 16 europian do të shënojë edhe fundin e karrierës për Toni Kroos, me fanellën e “Mannschaft”-it.

Në njëfarë mënyre, gjithçka është e kuptueshme, duke patur parasysh lidhjen e fortë dhe raportin e shkëlqyer që ka patur gjatë gjithë kohës Kroos me trajnerin e përfaqësueses Joachim Loë.

Në mënyrë të kuptueshme largimi i mesfushorit të Realit nga radhët e kombëtares gjermane lidhet ngushtë gjithashtu edhe me vendimin e trajnerit Joachim Loë, për t’u larguar pikërisht në mbylljen e edicionit të 16-të të kampionatit europian, që do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 11 korrik.

Me fanellën e DFB-Elf Kroos ka debutuar në marsin e vitit 2010 ndaj Argjentinës, ndërkaq në këto 11 vjet karrierë me përfaqësuesen Toni ka shënuar 17 gola në 101 ndeshje gjithsej.

Në këtë mënyrë Kroos pritet që t’i përqendrojë të gjitha forcat te Reali i Madridit, klub me të cilin mesfushori i palodhur gjerman firmosi në 2019 një kontratë prej 11,7 milionë eurosh në sezon, që do ta mbajë atë të lidhur me ekipin “merengues” deri në vitin 2023.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.