Aleanca për Teatrin ka thirrur sërish protestë pasditen e sotme në orën 19:30 tek sheshi para pedonales në Tiranë.
Burime për Fax News bëjnë me dije se vendimi është marrë në momente të fundit, për arsye se punonjësit kanë filluar rrethimin e zones dhe pronës së Teatrit Kombëtar.
“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!”- njofton Aleanca.
Ndërkohë sot orën 17:00 në Durrës, përpara Pallatit te Kultures, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mban nje tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Konbëtar, ku ka ftuar edhe qytetarët.
Pas përfundimit të protestës së fundit, Aleanca u paraqit në SPAK për të kërkuar që të nisë hetimet për dhunën e ushtruar ndaj artistëve e aktivistëve ditën e shembjes së Teatrit.
Budina njoftoi se Aleanca do të dalë në qytete dhe do të mbledhe firmat që Teatrit të jetë aty ku duhet, ndpërmjet një peticioni i cili u prezantua me protestën e thirrur me datën 20 maj.