Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Lajçak zhvilloi 25 takime në Kosovë, 5 ditë më parë takoi ministrin austriak që u testua sot me COVID 19

Miroslav Lajçak për tre ditë sa qendroi në Kosovë, ka pasur 25 takime me përfaqësues institucionalë, politikë, fetarë e ambasadorë të huaj. Por një ditë para se të vijë në Prishtinë, diplomati sllovak ka zhvilluar një mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të BE’së përfshirë edhe atë të Austrisë i cili sot rezultoi pozitiv me koronavirus.

Emisari Special i BE’së Miroslav Lajçak së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borell kanë pasur të hënën një takim me ministrat e Jashtëm të BE’së. Në këtë takim pjesëmarrës ka qenë edhe kryediplomati austriak Alexander Schallenberg i cili sot ka dalë pozitiv për koronavirus.

Të nesërmen, Lajcak arriti në Kosovë ku u takua fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Lajçak ka vazhduar më pas ditën e dytë të vizitës me takime me presidentin Thaçi, liderin e VV’së, Albin Kurti, kryetarin e PDK’së, Veseli dhe të tjeë liderë subjektesh.

Ai gjithashtu ka takuar shefin e BE-së në Prishtinë, ambasadorë të huaj e përfaqësues fetarë.

Pas Kosovës, Lajçak ka vazhduar rrugën për në Serbi ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ende nuk dihet nëse Lajcak ka pasur kontakt të afërt me Schallenberg dhe nëse do të izolohet deri në bërjen e një testi.

Ndërkaq, homologja belge Sophie Wilmes ka thënë të premten se do t’i nënshtrohet vetizolimit pasi që dyshon se ka simptoma të Covid-19.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *