Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaRajoniTe FunditTe Gjitha

Miroslav Lajçak: Brenda muajsh marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, a preken kufijtë

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, planifikon t’i vizitojë Prishtinë dhe Beogradin gjatë muajit qershor, për të përgatitur terrenin për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve mes dy shteteve. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar burime diplomatike brenda BE-së për televizionin publik të Serbisë.

“Në Bruksel presin të ketë rinisje të dialogut pa vonesa dhe thonë se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh dhe jo e viteve. Ndryshimi i kufijve nuk ka mbështetje në rajon dhe as Bashkimi Evropian nuk e sheh si një zgjidhje të problemit mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ky burim brenda BE-së.

Ndërkohë kanë thënë se mbase takimi i parë Prishtinë-Beograd mund të mos zhvillohet gjatë muajit qershor, por thonë se ai do të mbahet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe do të përqendrohet në dy qëllime kryesore.

“Zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare për normalizim të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ky zyrtar i BE-së për RTS, transmeton Gazeta Express.

Ky burim ka thënë se marrëveshja finale, nëse do të jenë të gatshme të dy palët, do të arrihet brenda muajsh.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *