Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, ka ngritur alarmin për borxhin publik në rang globi, duke shkuar në 164 miliardë dollarë.
Lagarde ka thënë se niveli i borxhit nuk ka arritur kurrë në këto nivele që prej Luftës së Dytë Botërore.
Lagarde ka kritikuar dhe luftën tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës mbi tarifat e importeve të vendosura mbi mallrat që këto dy vende shkëmbejnë.
“Borxhi i lartë i bën qeveritë, kompanitë dhe familjet më vulnerabël ndaj shtrëngimeve financiare. Tarifat mbi importet nuk janë rruga më e mirë për t’u përballur me disekuilibrat tregtarë. Qeveritë duhët të shmangin proteksionizmin në të gjithë format e tij. Historia na ka mësuar se shtrëngimet në import i dëmtojnë të gjithë dhe rëndojnë sidomos mbi konsumatorët e varfër”, është shprehur Lagarde.
(F.G/Faxweb.al)