Policia ka dalë me një version zyrtar ndryshe nga sa u raportua më herët lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar në qytetin e Laçit ku një person ka mbetur i plagosur me armë.
Henri Gjoka 19-vjeç i cili është nisur me urgjencë drejt Traumës sipas Policisë, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
“Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton Policia e Kurbinit.