Detaje të reja kanë dalë lidhur me operacionin e djeshëm në fshatin Frakull të Fierit . Dy kolumbianet e dyshuar që do bënin përpunimin kimik të plehut ku gjendej dhe kokaina në Frakull të Fierit, ende nuk janë arrestuar, megjithëse janë kontrolluar disa zona.
Burime bëjnë me dije se ata kanë hyrë në Shqipëri ilegalisht dhe nuk përjashtohet mundësia të jenë larguar nga territori jonë. Në cilësinë e financuesit të porosisë së drogës janë vënë në pranga dy persona, mes tyre shtetasi Nikolin Gjolona me banim në Tiranë.
Ngarkesa ishte e pajisur me GPS. Ndërsa hetimet janë zhvilluar për gati 3 muaj. Sipas të dhënave katër personat e arrestuar mbrëmbjen e së enjtes në rrugën e Arbrit dyshohet se ishin pjesë e këtij grupi, por ështe mbajtur e fshehur nga SPAK. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije një nga të ndalurit në Tiranë, shtetasi Kid Koshena, kishte marrë përsiper të gjente tregun për shitjen e drogës.
Gjate dites se sotme, pritet një konferencë për shtyp e autoriteteve lidhur me operacionin e shtrirë në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.