Mërgim Mavraj, i cili e nisi ndeshjen si kapiten i Shqipërisë përballë Skocisë, duhet ta harrojë sa më shpejt mbrëmjen e djeshme pasi la skuadrën me dhjetë lojtarë që nga minutat e para të pjesës së parë, dhe ndikoi në rezultatin 4-0 që kombëtarja pësoi.
Pas ndeshjes Mavraj është kapur me gazetaren e RTSH, Hygerta Sako gjatë lidhjes direkte për emisionin “Ëndërr kuqezi”.
E gjitha nisi pas komentit të kartonit të kuq të bërë nga gazetarja, ku e pyeti lojtarin nëse e dinte apo jo se goditja me kokë e kundërshtarit është e dënueshme.
Hygerta Sako: Ju e dini që ajo goditje me kokë ishte e dënueshme apo jo?
Mavraj: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë?
Hygerta Sako: Nuk besoj që jemi verbuar të gjithë apo jo… po e shoh edhe tani…
Mavraj: Lojtari skocez më tha vetë pas ndeshjes se nuk e preka fare, por gjithsesi ju ,mendoni ndryshe. Kur lëviz gjoksin, lëviz edhe kokën.
(E.K/FAXWEB.AL)