Kylie Jenner është miliardierja më e re në moshën 21-vjeçare.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe gjithmonë na mban të informuar për jetën e saj.
Së fundmi, Kylie ka publikuar një foto, ku duket në krahët e partnerit të saj Travis Scott. Ajo duket mjaft sensuale teksa pozon plotësisht nudo me vetëm një kapelë kauboj në kokë.
22-vjeçarja e ka shoqëruar foton edhe me një shkrim “Kur Houston takon Los Angeles. @playboy. së shpejti”.
Cifti ka pozuar për revistën e njohur “Playboy”.
Ndërkohë, Scott qëndron pa bluzë veshur, vetëm një palë xhinse me gjerdanin e tij të diamantit dhe shikon Kylien.
Kujtojmë se çifti ka edhe një vajze 19 muajshe, Stormi Webster.
(K.H./Faxweb.al)