Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale zhvilloi ditën e sotme një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste në kryeqytet. Në fjalën e tij Rama u ndal dhe tek fillesat e tij në politikë, ku u shpreh se angazhimi erdhi për shkak të besimit se ky vend mund të bëhet dhe këtë besim nuk dëshironte ta delegonte te dikush tjetër përmes votës por ta realizonte vetë.
“Unë jam futur në këtë rrugë pasi isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet”, u shpreh rama.
Gjithashtu kryeministri u shpreh se gjërat në Shqipëri nuk janë bërë pasi një shumicë kritike e njerëzve të punës e kanë deleguar pushtetin e tyre te persona të cilët nuk e meritojnë.
“Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan.Unë nuk jam futur në këtë rrugë për tu bërë politikan. Unë jam futur në këtë rrugë pasi isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet.
Nëse ky vend nuk është bërë, e nuk është bërë, dhe hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe në fund kanë rënë në fund të greminave, kjo ka ardhur pasi ajo shumicë kritike njerëzish që besojnë te puna, te vetja dhe te guximi i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ta.
Unë kam ardhur këtu pasi nuk doja më që fatin tim dhe të familjes time të vendit tim t’ia delegoja shqiptarëve. Unë i them shqiptarëve mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u lodhni dhe mos u dorëzoni pasi ngjitja drejt majës është e vështirë, pasi sa më lart të ngjitesh aq më i lartë tundimi për të ndaluar, tundimi për pushuar, tundimi për të zbritur është më e vështirë se zbritja.
Kjo botë është atyre që nuk ndalen, që punojnë dhe me kokfortësi vazhdiojnë të ngjiten. Kjo botë nuk është e atyre që i bien shkurt.
Nëse do të ishte në aspektin personal unë i kam prekur të gjitha majat që mund të prek dikush që merret me politikë. Nëse do të ishte për veten time do ta kisha shumë të thjeshtë por kjo është për ju“, tha Rama.