Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ky vend drejtohet nga Ali Pashai”, paralajmërimi i Neritan Cekës: Për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur

Arkeologu i njohur Neritan Ceka deklaroi gjatë një interviste për Televizioni Fax News se papërgjegjshmëria e Ministrisë së Kulturës e cila ka tagrin për tu marrë me atë se ccfarë ndodh gjatë punimeve, dhe institucioneve të tjera që kanë për detyrë ta bëjnë kanë bërë që të arrihet në një situallë të tillë të trajtimit të monumenteve dhe rashëgimisë.

Të gjitha organet që merren me trashëgiminë kulturore sipas Cekës, varen nga Ministria e Kulturës dhe ndaj nuk ka një program të mirëfilltë për ti mirëmbajtur këto asete kulturore.

“Kjo ministri duhet të ketë për detyrë të hartojë politika dhe jo të marrë përgjegjësitë e mirambajtës. Mungon një vizion për të ruajtur trashëgimitë kulturore, kjo që po bëhet në Gjirokastër është një makiazh”, deklaro Ceka lidhur me skandalin që është denoncuar në media për punimet që po bëhen në zonën historike të qyetit jugor të vendit.

“Jemi në një kaos të plotë dhe në mes të këtij kaosi është Ministria e Kulturës. Kanë bërë edhe një ligj të ri se nga ku e morën, e nxorën nga furra dhe nisën ta zbatojnë, ligjin për trashëgiminië kulturore. Qafa e Pazarit në Gjirokastër po shkatërrohet sepse nuk ka një ligj që detyron pronarin ta rregullojë dhe mirëmbajë shtëpinë e tij sepse nuk I ofrojnë dot infrastrukturën që aim und të kërkojë ndaj nuk e bëjën ligjin”.

Ceka foli edhe për rrezikun që I kanoset qyeteti turistik dhe historic të Gjirokastrës për shkak të mungesës së një strategjie nga shteti sipas tij.

“Me këtë linjë ju garantoj se për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur sepse treqereku ka mbaruar. Është një fakt absurd që ministria e di që ka mungesë arkeologësh në këto qendra kulturore. Këtu UNESCO nuk ekziston sepse askush nuk e pyet, kjo ndodhi në Butrint. Ky vend drejtohet nga Ali Pashai, në ccdo drejtim, nuk po flas për Kryeministrin i cili është pashai i madh. Secili është bërë pasha, po flas në aspektin e trashëgimisë kulturore, askush nuk i pyet specialistët. Sepse vijnë vetë nga hiqi dhe shkojnë drejt hiqit, dhe njerëz të tillë nuk duan t’ja dinë për rëndësinë e monumenteve të kulturës. UNESCO ka ndërhyrë dhe mund ta heqi nga lista e e saj sepse ka parë mungesën e kujdesit ndaj saj, e ka lënë në listë pezull”, paralajmëroi Ceka.

Ndërkohë Fax News tentoi të fliste me supervizorin e projektit që ka të bëjë me restaurimin e një rruge në zonën historike të Gjirokastrës, por ai këkroi shkresë zyrtare për t’u shprehur.

Ndërkohë nga inspektimet në terren vihet re se ai nuk gjendet në vendin ku po punohet dhe jjë mungesë e tillë e prezencës ëshjtë vënë re edhe nga ana e përfaqësuesve të UNESCO-s.

Nga ana e tyre banorët shprehen se nuk ka më ustallarë si dikur për të bërë një punë të tillë.

I ftuar ne Fax News: Neritan Ceka,Arkeolog

Publiée par Fax Web sur Lundi 11 mars 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *