Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ‘live’ presidentit Ilir Meta pas ftesës për debat live së bashku dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Ore e kuptoni ku kemi arritur. Ç’është ky njeri që fton njerëzit live më fal për shprehjen po ka dalë si ata të marrët e lagjes që thonë kajde të flasim andej, ajde zbrit poshtë. Ky është gazi i botës tani. Është turp i madh dhe të thotë ajde këtu ajde atje ajde shkojmë te Çim Peka. Ore ç’është ky ore.”, u shpreh Rama.
Kujtojmë se Meta ftoi ‘live’ ambasadoren e SHBA së bashku me kryeministrin Rama që të shkojnë në studio dhe të ballafaqohen para shqiptarëve.
”Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj ambasadoren të vijë tani live në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve”– përfundoi Meta.
(R.G/Faxweb.al)