Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Ky do jetë ndonjë nga ata që jep lekë”, Aurela Gaçe rrëfen momentin kur kuptoi se Skerdi ishte i duhuri

Aurela Gace ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu nisjen e historisë së dashurisë me bashkëshortin Skerdi.

Të gjithë tashmë jemi njohur me të përmes postimeve të shumta që Aurela bën lidhur me gjysmën e saj më të mirë.

E pikërisht në studio ajo u bë edhe më e ndjeshme duke folur mbi njohjen e tyre dhe fillimin e gjithçkaje. “Na ka prezantuar Dr.Flori, në atë kohë unë po përgatitesha për albumin tim të ri i cili do të përfshinte 14 këngë. Isha e emocionuar. Dhe aty m’u gjend Skerdi. U bë menaxheri im. Shikimet tona u kryqëzuan dhe që atëherë e kuptova se ishte njeriu im,”- u shpreh ajo.

Asokohe ishte duke bërë këngën “Ca$h”: “Hera e parë kur jemi ulur në tavolinë, isha duke bërë këngën “Ca$h”, dhe po i tregoja Skerdit që jam duke folur për ato vajza që e duan atë djalin me numër me 20, duan makinë etj… Dhe ai, shumë serioz, më thotë: “Po përse po e bën këtë këngë, cili është qëllimi?” Aty thashë se ky do jetë një nga ata që jep lekë, prandaj i dogji…” – tha duke qeshur Aurela.

“Faleminderit Zotit që e solli në jetën time. Përveç se më ka bërë një njeri edhe më të lumtur, më ka bërë të them që dua të jetoj me ty. Nuk më duket sikur jam i njëjti person, sepse nuk e besoja se mund të jetoja për muaj të tërë me të njëjtin njeri….” – shton Aurela me mirënjohje për njeriun që tashmë bën gjithçka në prapaskenë: “Tani, sikur ma solli Zoti në dorë, sepse është ai që bën çdo gjë, është ai që mundohet që unë të dal shumë mirë edhe nga ana mendore… Unë tani nuk mendoj për asgjë veç skenës”

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.