Në fundin e seancës së sotme në Kuvend, me votat kryesisht të mazhorancës janë rrëzuar dy dekrete të presidentit Meta, për Kodin Penal, si dhe për Akademinë e Shkencave.
11 deputetë votuan pro dekretit të Metës për Kodin Penal, ndërsa 85 të tjerë u shprehën kundër, duke bërë që të rrëzohet dekreti. Sipas qeverisë ndryshimet në Kodin Penal synojnë parandalimin e krimeve, veçanërisht ndaj bluzave të bardhave apo armëmbajtjes pa leje.
Ndërkohë dekreti për Akademinë e Shkencave u rrëzua 20 pro Metës dhe 78 kundër.